Rreth nesh

Apartrmani Onyx Luxury

Nuk është rastësi që apartamentet tonë quhen Onyx: siç besohet se ky gur gjysëm i çmuar elegant rikthen energjinë dhe optimizmin për jetën, ashtu edhe ne i kemi konceptuar shërbimet tona që secili çast i kaluar tek ne është knaqësi e veçantë. Apartamentet Onyx janë të bollshme, me paisje luksoze dhe me mobilje të dizajnuara posaçërisht. Ofrojmë apartamente për dy, katër dhe pesë persona, të cilët mundësojnë intimitet të plotë. Të gjitha janë të klimatizuara, me internet falas dhe mundësi tjera për një komfor maksimal. Godina gjindet në pjesën e qetë të qytetit, ku ambientit i japin bukuri të veçantë ullinjët përreth. Në afërsi gjindet Plazhi i madh, plazhi më i bukur ranorë në Mal të Zi, për rërën e të cilit besohet se është shëruese. E vërtetë apo jo, qëndrimi në apartamentete tona dhe në këtë plazh ofron relaksim të plotë dhe knaqësinë e benefiteve të një pushimi kualitativ. Godina ofron parking falas dhe dëfrim të pakufizuar në pishinë. Personeli është miqësor dhe i përkushtuar në mënyrë që koha e kaluar tek ne të jetë vërtet e paharruar. Ky vend është ideal për arratisje romantike, por edhe pushim me miq dhe familje, sepse kemi çdo gjë që është e nevojshme që ju përsëri të mbusheni me energji dhe të merni me vete kujtime të bukura.

onyxluxury2021@gmail.com | +382 69 888 005

© All Copyrights 2021 by Infinity marketing